Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2019,  mori vendimet si në vijim: 

•    Vendim për miratimin e Rregullores për Procedurat e Shqiptimit të Ndëshkimeve Administrative;
•    Vendim  për miratimin e Rregullores për Emetimin e Parasë Elektronike;
•    Vendim për miratimin e Rregullores për Agjentët dhe Nënkontraktimin e Aktiviteteve të Ofruesve të Shërbimeve të Pagesave;
•    Vendim për miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Institucioneve Financiare Jobankare;
•    Vendim  për miratimin e Rregullores për Kapital Rregullator dhe Ruajtje të Fondeve të Klientëve të Institucioneve Financiare Jobankare;
•    Vendim për miratimin e Pasqyrave financiare të BQK-së për tremujorin III të vitit 2019;
•    Vendim lidhur me përdorimin e Logos së re të BQK-së. 

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv. 

Përfaqësues të BQK-së u takuan me drejtuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë së Veriut Vendimet e Bordit të BQK-se më 05 dhjetor 2019
Skip to content