Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim udhëheqësen e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, znj. Lindita Daija dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive.

BQK dhe MPMS pajtohen të marrin masa për lehtësimin e marrjes së pensioneve Guvernatori Mehmeti diskuton për lehtësimin e qasjes në financa me përfaqësues dhe donatorë të FKGK-së
Skip to content