Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Republikën e Austrisë për Ditën Kombëtare.

Në mesazhin e urimit dërguar ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën  e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e historisë.

“Shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale që Republika e Austrisë i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Prandaj është kënaqësi e veçantë për mua t’ju uroj Ditën Kombëtare, ditë që simbolizon përfundimin e okupimit dhe ndërtimin e paqes dhe unitetin e qytetarëve austriak pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Guvernatori i BQK-së dhe Ministri i Drejtësisë koordinohen rreth procesit të Arbitrazhit Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të tregjeve financiare
Skip to content