Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar popullin e Finlandës për Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadores së Republikës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, Guvernatori Mehmeti ka uruar gjithë popullin finlandez për këtë ditë të veçantë.

Nëpërmjet këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen e shtetit të Finlandës ndaj Republikës së Kosovës, e në veçanti mbështetjen për ekonominë e Kosovës.

Kumtesë për shtyp Guvernatori Mehmeti takoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake
Skip to content