Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, është takuar me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Çagri Sakar.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ambasadorin Sakar me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë likuid dhe stabil, si dhe angazhimin e BQK-së për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së vendit.

Guvernatori falënderoi Turqinë për ndihmën dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin e deritashëm dhe projektet e realizuara deri më tani, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që bashkëpunimi të rritet tutje.

Nga ana tjetër, Ambasadori Çagri Sakar, vlerësoi lart të arriturat e deritashme të sistemit financiar të Kosovës dhe angazhimin e BQK-së për të avancuar më shumë këtë sektor të rëndësishëm për Kosovën, si dhe shprehu përkushtimin për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve nga Turqia në Republikën e Kosovës.

Kumtesë për shtyp Delegacioni i lartë i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së
Skip to content