13.10.2022.jpg

Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington të SHBA-ve, Guvenatori Mehmeti ka zhvilluar takim me përfaqësues të Rezervës Federale të New York-ut.

Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e Rezervës Federale lidhur me performancën sistemit financiar në Kosovë, e në veçanti të sektorit bankar dhe theksoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti po ashtu informoi përfaqësuesit e Rezervës Federale lidhur me pikëpamjet e Bankës Qendrore sa i përket zhvillimeve makroekonomike në Republikën e Kosovës, si dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

Në takim u diskutua edhe mundësia e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe po ashtu edhe për pjesëmarrjen në trajnimet e organizuara nga Rezerva Federale e New York-ut.

Raporti i BE-së për Kosovën, vlerëson qëndrueshmërinë e sistemit financiar Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së
Skip to content