15.11.2022-1024x602.jpg

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, Olivier Guérot.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë stabil dhe likuid, pavarësisht vështirësive në të cilat po kalon vendi për shkak të zhvillimeve negative nga lufta në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Ambasadori Guérot u interesua për një varg çështjesh që ndërlidhen me sektorin financiar në vend, ndërsa shprehu interesimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 15 nëntor 2022 Prezantohet deklarata përmbyllëse e Misionit në kuadër të Artikullit IV për vitin 2022
Skip to content