Në këtë ngjarje ndërkombëtare e cila është duke ndodhur marrin pjesë udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të Grupit të Bankës Botërore (BB), zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtar, guvernatorë të bankave qendrore të rajonit e të vendeve evropiane dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare

Pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhje i është drejtuar nikoqiri i kësaj Konference, z. Ahmet Ismaili – Guvernator i BQK-së.

Të pranishmëve me një fjalim hyrës i është drejtuar edhe SH.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu – Presidente e Republikës së Kosovës,

Po ashtu, këtë Konferencë Ndërkombëtare të organizuar me rastin e 25-vjetorit të BQK-së përmes një video-mesazhi e ka uruar znj. Kristalina Georgieva – Drejtoreshë Menaxhuese e FMN-së.

Derisa, fjalimin kryesor e ka mbajtur z. Robert Holzmann – Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë.

Gjatë kësaj Konference janë paraparë të mbahen tri sesione shkencore, me pjesëmarrje të Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të BQK-së, Guvernatorëve të rajonit dhe vendeve të BE-së si dhe drejtuesve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare:

  • Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare;
  • Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim; dhe
  • Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon.

Gjithashtu, do prezantohet studimi “Pagesat dhe transaksionet pa para të gatshme: Si veprojnë qytetarët në Ballkanin Perëndimor?” Nga znj. Julia Wörz, nga Banka e Qendrore e Austrisë.

Tema e konferencës do të elaborohet edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët kanë ndihmuar BQK-në lidhur me reformat përkatëse.

Punimet e kësaj Konference do të përmbyllen nga z. Bashkim Nurboja, Kryetar i Bordit të BQK-së.

Mbahet diskutimi i Sesionit të Parë me titull “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare” BQK shënoi 25-vjetorin e themelimit – përmbyllen punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Ndërtimi i urave përtej kufijve, ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithpërfshirje financiare – fuqizimi i rritjes dhe reziliencës”