Guvernatori Ismaili priti shefin e ri të Zyrës regjionale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor z. Sebastian Sosa

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka mirëpritur në takim Z. Sebastian Sosa, Shefi i ri i Zyrës Regjionale të FMN-së, për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, i cili mbulon edhe Kosovën. Ish shefja znj. Stephanie Eble së bashku me pasuesin e saj z. Sosa kanë uruar Guvernatorin Ismaili për marrjen e mandatit.  

Në vijim të këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka falënderuar znj. Eble për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë zhvilluar për kohën sa znj. Eble ka drejtuar Zyrën Regjionale të FMN-së, si dhe ka uruar z. Sosa në detyrën e re duke u zotuar se Banka Qendrore e Kosovës do të vazhdoj dhe forcoj tutje bashkëpunimin me FMN-në. Po ashtu, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimet e BQK-së në avancimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

Guvernatori Ismaili shpalosi disa prioritete dhe plane që pret t’i realizojë gjatë mandatit të tij në qeverisjen e BQK-së, duke i ndërlidhur ato me mbështetjen e nevojshme të asistencave teknike të FMN-së. Guvernatori falënderoi FMN-në, si një ndër kontribuesit kryesorë në zhvillimin e  deritanishëm të BQK-së, dhe në avancimin e sistemit financiar në përgjithësi. Me theks të veçantë, në asistencën e ofruar së fundi për kapacitetet e mbikëqyrjes bankare dhe sigurimeve, qeverisjen korporative, stabilitetin financiar, si dhe statistikat financiare dhe monetare.

Nga ana tjetër, z. Sosa  falënderoi Guvernatorin  Ismaili  për bashkëpunimin e ofruar që në fillim të marrjes së detyrës së re dhe gatishmërinë e plotë të tij për bashkërendim të aktiviteteve, si dhe i siguroi nga ana e FMN-së vazhdimin e mbështetjes në realizimin e projekteve të planifikuara.

Në takim, Guvernatori Ismaili e ka falënderuar znj. Stephanie Eble për punën dhe angazhimin e saj profesional dhe mbështetës për Kosovën gjatë mandatit të saj, duke i ndarë një mirënjohje simbolike me motive të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Guvernatori Ismaili priti shefin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut z. Paolucci Guvernatori Ismaili ndau certifikatat për studentët që përfunduan programin e praktikës profesionale për vitin 2023 në BQK