Guvernatori i BQK-së z. Ismaili takoi Udhëheqësin e Zyrës për Kosovë dhe Maqedoni Veriore të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), z. Perani

Në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme brenda mandatit të dy institucioneve, duke përfshirë: qeverisjen koorporative, bashkëpunimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar, financimin e projekteve në vend, pikëpamjet për draftin e ligjit për institucionet mikrofinanciare, gjithëpërfshirjen financiare dhe financimin e qëndrueshëm.

Të dy palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në çështjet e diskutuara, me fokus në fushat prioritare në pajtim me objektivat e përbashkëta.

Në fund Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e BQK-së ndaj z. Perani për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Korporata Financiare Ndërkombëtare (pjesë e Grupit të Bankës Botërore) i ka ofruar BQK-së, sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit.

Guvernatori Ismaili: Avancimi dhe digjitalizimi i shërbimeve financiare, produkteve alternative të financimit kontribuojnë në gjithëpërfshirje financiare, rritjen e konkurrencës, zvogëlimin e informalitetit dhe integrimin rajonal në vendet e BE-së Vendimet e Bordit të BQK-së më 31 gusht 2023