Guvernatori i BQK dhe Presidentja e Republikes se Kosoves

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është pritur në takim pune nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Znj. Vjosa Osmani.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e njoftoi Presidenten Osmani mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.

Guvernatori Ismaili ka theksuar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës është i qëndrueshëm dhe brenda parametrave të përcaktuar.

Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete.

Gjithashtu u diskutua për vendosjen e Republikës së Kosovës në listën e shteteve në platformat botërore të pagesave.

Po ashtu, është folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka marrë mbështetje institucionale nga Presidentja Osmani për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të BQK-së në interes të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në veçanti.

Guvernatori Ismaili shpalos kërkesat dhe pritjet nga institucionet financiare jobankare me aktivitet kredidhënës Deklaratë e përbashkët nga takimi i mbajtur ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me luftimin e falsifikimit të parasë