Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili ka pritur në takim Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku.
Gjatë këtij takimi është diskutuar që BQK-ja dhe AIP-ja të bashkërendojnë veprimet për sigurinë dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, u tha se bashkërendimi do të bëhet përmes aktiviteteve të përbashkëta me institucionet financiare, me qëllim të sigurimit se të dhënat janë të sigurta dhe po ruhen në mënyrë të duhur.
Guvernatori Ismaili dhe Komisionerja Sogojeva-Dërmaku u pajtuan që këto dy institucione do të përshtatin kornizën ligjore me qëllim që të jetë udhëzues për institucionet financiare, sipas praktikave më të mira.
Në fund të takimit, u potencua se do të bëhen marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendimin e proceseve ndërmjet BQK-së dhe AIP-së.

Guvernatori Ismaili priti në takim drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Guvernatori Ismaili priti në takim njoftues Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës