Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të promovimit të hulumtimeve, në kuadër të edukimit financiar, fton të gjithë studiuesit që të marrin pjesë në çmimin e BQK-së për ekonomistët e rinj.
Në këtë drejtim, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS PËR PUNIMET KËRKIMORE
me temat:

• Ndikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në transformimin e ekonomisë, me theks në ndikimin e sistemit të pagesave në Kosovë.

 Monedhat digjitale dhe përfshirja financiare: Eksplorimi i ndikimit të mundshëm të monedhave digjitale në ekonomi dhe në përfshirjen financiare në Kosovë.

• Ndikimi i rreziqeve nga ndryshimet klimatike në ekonominë e Kosovës, në veçanti në stabilitetin e sektorit financiar.

• Drejt ekonomisë pa para të gatshme: sfidat dhe mundësitë e reduktimit të parasë së gatshme nga qarkullimi, fuqizimi i pagesave elektronike dhe efektet e pritshme fiskale në Kosovë.

Kriteret e përmbajtjes së punimit

• Punimi duhet të jenë në fushën e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës
• Punimi duhet t’i plotësojë kriteret e një pune shkencore dhe mund të jetë në formën e ngjashme të një: temë diplome (Bachelor), temë diplome pasuniversitare (Master) apo teze të doktoratës (Dr.);
• Punimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze;
• Punimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 25 faqe, lloji i shkrimit duhet të jetë Times New Roman, madhësia 12 me hapësirë dyfishe dhe në përputhje me rregullat standarde të citimit bibliografik duke përdorur manualin e publikimeve APA (Edicioni 7), përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.

Kriteret për përzgjedhjen e punimit nga komisioni vlerësues në BQK

• Komisioni vlerësues i përbërë nga personeli i BQK-së, do të përzgjedhë punimin më të mirë, por mund edhe të sugjerojë që një ose më shumë nga ekonomistët e rinj konkurrues të shpërblehen me çmimin e BQK-së, duke përdorur kriteret e përgjithshme, siç janë:
Interesi i temës në ekonominë kosovare – ndërkombëtare
Cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza
– Cilësia e të shkruarit
– Hulumtimet/shkrimet e autorëve të përfshirë në punim duhet të identifikohen mirë me fusnota dhe referenca
Relevanca dhe kontributi shkencor në nxitjen apo ndryshimin e politikave
• Pa paragjykuar pikën paraprake, vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni vlerësues, andaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një;
• Fituesit e çmimeve të mëparshme, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm (në tri vitet e fundit) të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë në këtë konkurs
• Punimet që nuk përkojnë me rregullat e etikës apo të përgatitura përmes platformave të inteligjencës artificiale do të refuzohen dhe procedohen sipas praktikave ligjore në fuqi, duke njoftuar edhe universitetet përkatëse lidhur me këtë.
• Një kandidat mund të aplikojë vetëm njëherë dhe për një temë.

Kriteret për aplikim

• Kandidati mund të jetë autor individual apo autor kryesor dhe të ketë bashkautor të punimit;
• Kandidati duhet të jetë qytetar i Republikës së Kosovës apo student nga shtetet tjera, të cilët janë në studime në universitete të akredituara në Republikën e Kosovës;
• Kandidati që sjell tema të tjera e që nuk janë relevante me temën e publikuar në këtë konkurs, punimi i tyre nuk do të merret parasysh;
• Kandidati duhet të jetë student i nivelit Bachelor, Master apo të Doktoratës.

Procedura e aplikimit

• Studentët e interesuar mund të aplikojnë:
Duke dorëzuar punimet e tyre në versionin elektronik (PDF), në info@bqk-kos.org, të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj, Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës, e cila vlen në rastin kur studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit.

Kopjen e letërnjoftimit dhe detajet e kontaktit si: e-mail adresën, numrin e telefonit dhe adresën postare të banimit.
Dëshmi që vërteton nivelin e studimeve Bachelor, Master apo Doktoraturë në Kosovë.
• Pas analizimit të punimeve të pranuara, do të njoftohen vetëm kandidatët, punimet e të cilëve do të përzgjidhen nga komisioni vlerësues.

Shpërblimet

• Fituesve do t`ju akordohet mirënjohje nga BQK për kontributin e tyre.
• Çmimi i parë do të shpërblehet 1,200 euro, çmimi i dytë me 800 euro dhe çmimi i tretë me 500 euro.
• Data e fundit për dorëzimin e punimit është 1 dhjetor 2023, ora 16.30.

Publikohen statistikat bankare për muajin tetor 2023 Guvernatori Ismaili priti në takim drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore