Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, priti sot në takim znj. Venera Hoxha, Kryesuese e Zyrës Finance in Motion GmbH – Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), në Kosovë dhe Shqipëri, së bashku me ekipin e saj.
Guvernatori Ismaili falënderoi znj. Hoxha për kontributin që Finance in Motion GmbH/EFSE, ka dhënë për BQK-në dhe për sektorin financiar në Kosovë, përmes një mirënjohjeje simbolike.

Përgjatë takimit u diskutuan projektet që janë mbështetur nga departamenti për zhvillim i EFSE-së, në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme të BQK-së për analizën e mbingarkesës së klientëve, mbështetja për krijimin e qendrës për edukim financiar dhe hartimin e materialeve për edukim financiar. Ky aktivitet do të avancohet i bashkërenduar edhe me institucionet tjera.

Temë boshte ishte ndërtimi i platformës për krahasueshmerinë e normave efektive të interesit të institucioneve financiare, projekt ky i cili është konfirmuar se do të mbështetet nga EFSE.

Znj. Hoxha theksoi që Finance in Motion/EFSE, do të vazhdojë të përkrahë dhe mbështetë BQK-në por edhe sektorin financiar në Kosovë, me fokus të veçantë projektet me ndikim në qeverisjen mjedisore dhe sociale.

Publikohen statistikat e sektorit të jashtëm Bordi i Bankës Qendrore miratoi Rregulloren për Strukturën dhe Përdorimin e Identifikuesit Unik të Llogarisë së Pagesës (IBAN) për Transaksionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare