20-dhjetor-23-1024x608

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, me të cilin bashkëbisedoi lidhur me zhvillimet kryesore të sektorit financiar, planet e BQK-së si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kontributit të përbashkët.

Në këtë takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në aspektin e matjeve dhe hulumtimeve të ndryshme të indikatorëve në ekonomi, shkëmbimin e raporteve dhe rezultateve me qëllim të adresimit të aspekteve kryesore, si dhe orientimeve në zhvillimin e qëndrueshëm financiar dhe ekonomik të vendit.

Guvernatori Ismaili e njoftoi Kryetarin e OEK-ut lidhur me Planin Strategjik të BQK-së, me theks në zhvillimet e pritura në modernizimin e sistemit të pagesave të shpejta (instant), me kontribut në lehtësimin e transaksioneve, me kosto më të ultë si dhe efikasitet, e cila kontribuon edhe luftimin e ekonomisë joformale.

Qasja në financa përfshirë financat e qëndrueshme, zhvillimet rreth tregut të kapitalit, edukimi financiar dhe mbrojta e konsumatorit, mekanizmi i arbitrazhit, sfidat në listimin e Republikës së Kosovës në platformat ndërkombëtare të pagesave, ishin ndër temat e diskutuara në takim.

Po ashtu, është diskutuar edhe rreth aktualiteteve sa i përket luftimit të parave të falsifikuara, përkatësisht masat dhe veprimet e ndërmarra deri tani në aspektin afatshkurtër. U shkëmbyen edhe pikëpamjet se si mund të avancohet edhe më tej kjo luftë e përbashkët, brenda mandateve ligjore me bashkëpunim midis institucioneve shtetërore, por edhe sektorit privat.

Në fund, palët u pajtuan për një dialog të vazhdueshëm me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, ideve dhe publikimeve, si dhe bashkëpunimeve tjera me interes për ekonominë, duke pasur parasysh se Oda Ekonomike e Kosovës është institucion publik, me anëtarësi të gjerë dhe me fushëveprim të rregulluar ligjërisht.

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore Guvernatori Ismaili zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së në Marakesh