Guvernatori Ismaili zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së në Marakesh

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB).

Gjatë pjesëmarrjes në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili ka takuar Zëvendëspresidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, znj. Antonella Bassani, Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li dhe Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, z. Alfred Kammer.

Guvernatori Ismaili zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së në Marakesh

Në këto takime që po mbahen në Marakesh, Guvernatori Ismaili ka paraqitur prioritetet zhvillimore të BQK-së, duke pasur parasysh mirëmbajtjen e një sistemi financiar të shëndoshë, modernizimin e sistemit të pagesave dhe avancimin e kapaciteteve profesionale për fushat specifike.

Në ditët në vijim do të ketë takime edhe me guvernatorë të bankave qendrore dhe institucionet tjera financiare pjesëmarrëse, krahas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim në programin “Reserve Advisory & Management Partnership” (RAMP), të Thesarit të Bankës Botërore.

Guvernatori Ismaili zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së në Marakesh

Takimet vjetore do të mbahen deri më 14 tetor, që mbledhin bankierë qendrorë, ministra të financave dhe të ekonomisë, deputetë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë dhe zhvillimi ekonomik.

Guvernatori Ismaili takoi Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna Guvernatori Ismaili takoi Ambasadoren Sh. S. Znj. Vakali