Letra e urimit

Me rastin e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z.Ahmet Ismaili, ka marrë Letër urimi të veçantë nga Drejtori i FMN-së i Departamentit  për Evropë z. Alfred Kammer. Në letrën e urimit , ndër të tjera thuhet:

I nderuar Guvernator z.Ismaili,  ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për emërimin tuaj si Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe kam besim se ne do të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë dhe ta forcojmë këtë partneritet e bashkëpunim edhe më tej.

Ju uroj juve dhe kolegëve tuaj suksese në përpjekjet tuaja për të vazhduar ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, avancimin e përfshirjes financiare, si dhe ruajtjen  e një kuadri të fortë rregullator dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik.

Unë dhe kolegët e mi, jemi në dispozicionin tuaj dhe mëzi presim të ju takojmë gjatë takimeve Vjetore në Marrakech, përfundon letrën e urimit  për Guvernatorin Ismaili, Drejtori i Departamentit Evropian z. Alfred Kammer.

Publikohen statistikat financiare, remitancat dhe tregtia e mallrave për muajin korrik 2023 për institucionet tjera financiare (jobanka) Znj. Kristalina Georgieva, Drejtoreshë e Përgjithshme Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar uron Guvernatorin z. Ahmet Ismaili