U.d Guvernatori Nurboja priti në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha pritën në takim Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Sh. T. Z. Szunyog, shoqëruar nga znj. Annacarin Platon, të cilët u informuan lidhur me zhvillimet kryesore në sistemin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe aktivitetet lidhur me qëndrueshmërinë dhe integritetin e sistemit financiar, zbatimin e objektivave dhe Planin e ri Strategjik 2024-2028 të BQK-së.

Me theks të veçantë, u sqaruan aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj. Avancimi i kornizës rregullative për kujdesin e duhur dhe luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhe parandalimi i hyrjes së tyre në sistemin financiar, identifikimi dhe tërheqja e valutave të dyshimta nga qarkullimi, si dhe ndryshimet sa i përket furnizimit të rregulluar dhe transparent të ekonomisë me para të gatshme, përmes institucioneve financiare të licencuara, si në para të gatshme ashtu përmes makinave elektronike për deponime dhe tërheqje te parave, ishin temat kryesore të këtij takimi informues.

Nga përfaqësuesit e BQK-së u sqarua se sikur edhe ndryshimet tjera legjislative edhe kjo Rregullore synon adaptimin e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian, që lidhen me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar, luftimin ndaj parave të falsifikuara, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, informalitetit, si dhe avancon mbrojtjen dhe edukimin e qytetarëve nga dukuri të tilla të rrezikshme dhe të kundërligjshme.

Meqë Rregullorja është e aplikueshme për institucionet financiare dhe përcakton kërkesat ligjore dhe teknike për operacionet me para të gatshme, si e tillë nuk trajton apo kufizon transaksionet vullnetare ndërmjet individëve apo palëve që nuk janë subjekt i rregullimit të BQK-së.

Më tej u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë ekzistuese dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshime financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në linjë me këto ndryshime, u diskutua për nevojën për një komunikim sa më efektiv dhe të fokusuar lidhur me efektet e mundshme dhe kufizimet e kësaj Rregulloreje, si dhe mundësitë ekzistuese ligjore për qasje në shërbime të sigurta financiare. Për këtë, BQK-ja u zotua se do të vazhdojë me aktivitete informuese dhe sensibilizuese të përshtatshme dhe efektive për publikun.

Publikohen statistikat e bankave komerciale për muajin dhjetor 2023 BQK publikon dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”