U.d Guvernatori Nurboja priti në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja, së bashku me u.d të zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së), të cilët po qëndrojnë në Kosovë.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në sektorin financiar dhe bashkëpunimin mes BQK-së dhe FMN-së për projekte të ndryshme.
U.d. Guvernatori Nurboja ka falënderuar FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme për BQK-në dhe për Kosovën në përgjithësi. Në takim u diskutuan zhvillimet që lidhen me zbatimin e Programit të FMN-së dhe Kosovës, me theks të veçantë përmbushja e detyrimeve dhe detyrave të BQK-së, që dalin nga zbatimi i këtij Programi. Nga ana e u.d. Guvernatorit u theksua gatishmëria e BQK-së që në pajtim me zotimet e marra të kryhen me kohë duke u bazuar edhe në legjislacionin në fuqi.
Po ashtu palët e dakorduan për adresimin e çështjeve në interes të ndërsjellë që të gjejnë zbatim në harmoni me mandatin ligjor.

Delegacioni i FMN-së po udhëhiqet nga z.Mark Horton, Zëvendësdrejtor i Departamentit Evropian në FMN, i shoqëruar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian, znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese e Përhershme Rajonale për Ballkanin Perëndimor, përgjegjëse për zyrën në Kosovë, Departamenti Evropian dhe znj. Ezgi Ozgul Ozturk, Ekonomiste në Departamentin Evropian.

Në kuadër të vizitës së Misionit të FMN-së, janë realizuar takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Publikohen statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin dhjetor 2023 Vendimet Bordit të BQK-së më 3 gusht 2023