telegrami_BQK-Ponari-1

E nderuara Familja Ponari,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit Tuaj, z. Altin Ponari, andaj më lejoni që në emrin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Largimi i parakohshëm i Altinit është një humbje e madhe për të gjithë ata që e njohën, si dhe për të gjithë industrinë financiare, ku ai dha një kontribut të çmuar.
Do ta kujtojmë përherë. Shpirti i Tij u prehtë në paqe!
Me respekt,
Ahmet Ismaili
Guvernator i BQK-së

Bordi Ekzekutiv i BQK-së miratoi Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit Guvernatori Mehmeti për Le Canton27.ch: Diaspora kosovare vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro, vetëm nga Zvicra mbi 600 milionë CHF