IMG_3893-1024x683 (1)

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 22 mars 2024, miratoi Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT).

Qëllimi i këtij Manuali është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje me rrezikun e paraqitur.

Me hartimin e këtij kuadri të mbikëqyrjes, qasja e bazuar në rrezik integrohet në të gjitha elementet e konceptit të programit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare për pajtueshmërinë me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit njëkohësish na mundëson që të demonstrojmë që mbikëqyrja e pajtueshmërisë me PPP/LFT realizohet duke u mbështetur në praktikat më të mira si dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të FATF (Financial Action Task Force).

Ky Manual është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik (PECK III). Prandaj, me këtë rast BQK-ja falënderon Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

BQK mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe rregullative duke zbatuar standardet me të larta, me mbështetjen e partnereve strategjik, në pajtim me objektivat e saj dhe Planin Strategjik 2024-2028.

Guvernatori Ismaili mirëpret një delegacion të nivelit të lartë të Thesarit të Bankës Botërore – Programi RAMP për Diskutime mbi Menaxhimin e Rezervave dhe Ngritjen e Kapaciteteve Guvernatori Ismaili ngushëllon familjen Ponari me rastin e ndarjes nga jeta të Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë “Eurosig”, z. Altin Ponari