bqk-wb_ramp-1024x631

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, mirëpriti në BQK një delegacion nga Programi i Partneritetit për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) të Bankës Botërore për diskutime mbi strategjitë e menaxhimit të rezervave dhe iniciativat për ngritjen e kapaciteteve.

Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e sinqertë për vizitën e delegacionit të nivelit të lartë të Bankës Botërore, e cila ndodhi vetëm gjashtë muaj pas anëtarësimit në RAMP në tetor të vitit 2023. Që nga anëtarësimi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës tashmë ka përfituar dukshëm nga programi gjithëpërfshirës i RAMP-it për trajnim dhe ngritje të kapaciteteve. Guvernatori theksoi rolin vendimtar që luan ky program në rritjen e aftësive të Bankës Qendrore dhe sigurimin e praktikave efikase të menaxhimit të rezervave.

Për më tepër, Guvernatori Ismaili nënvizoi përkushtimin e palëkundur të BQK-së për forcimin e Politikës së saj të Investimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Guvernatori ritheksoi gatishmërinë e BQK-së për ta shfrytëzuar mbështetjen e ofruar nga programet e RAMP-it për ta arritur këtë objektiv në mënyrë efektive. Duke u përafruar me standardet më të mira, BQK-ja synon ta rrisë stabilitetin e saj financiar dhe të kontribuojë pozitivisht në forcimin e institucionit.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan edhe në progresin e arritur drejt investimeve të përgjegjshme mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG). Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së ndaj këtij synimi, i cili është paraqitur dukshëm në Planin Strategjik të BQK-së. Duke integruar parimet e ESG-së në kornizën e saj të investimeve, BQK-ja kërkon ta nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe t’i respektojë standardet etike në aktivitetet e saj të menaxhimit të rezervave.

Për më tepër, delegacioni do të kryejë një rishikim të portofolit, duke vlerësuar alokimin e aseteve, duke rishikuar qasjet e transhimit (ndarjen në këste) (ang. “tranching”) dhe duke diskutuar menaxhimin e likuiditetit. Për më tepër, do të ketë diskutime rreth strategjive të indeksimit dhe praktikave krahasuese të portofolit.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për delegacionin e RAMP-it të Bankës Botërore për njohuritë e tyre të vlefshme dhe përpjekjet bashkëpunuese në avancimin e praktikave të menaxhimit të rezervave dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve në Bankën Qendrore të Kosovës. Shkëmbimi i frytshëm i ideve dhe ekspertizës gjatë takimit forcon edhe më tej partneritetin ndërmjet BQK-së dhe Grupit të Bankës Botërore, duke i hapur rrugën progresit të vazhdueshëm dhe suksesit në arritjen e objektivave të ndërsjella.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 mars 2024 Bordi Ekzekutiv i BQK-së miratoi Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit