bqk_vleresimi-kreditor-1024x768

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në ngjarjen “Vlerësimi i Parë Kreditor Sovran i Kosovës: Ndikimi dhe Mundësitë”, organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Në panelin “Rëndësia e vlerësimit kreditor sovran për ekonominë e Kosovës dhe më gjerë”, Guvernatori Ismaili theksoi rolin e BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, që rikonfirmohet edhe nga ky vlerësim pozitiv.

I pari i BQK-së potencoi se “Marrja e Vlerësimit Kreditor të Kosovës është moment historik që rikonfirmon qëndrueshmërinë e sistemit financiar, ndikon në rritjen e besueshmërisë, uljen e perceptimit të rrezikut të vendit, me efekte pozitive në koston e financimit, lehtësimin e qasjes në financa, rritjen e aktivitetit kreditues, stimulimin e rritjes ekonomike të vendit dhe Investimet e Huaja Direkte”.

Miratohet Udhëzimi mbi Politikat dhe Procedurat për Menaxhimin Efektiv të Rrezikut të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit gjatë ofrimit të shërbimeve financiare BQK pjesëmarrëse në Forumin e nivelit të lartë për qeverisje për bankat qendrore