BQK_ZKA_takimi-1024x649

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili priti në një takim pune Auditoren e Përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), znj. Vlora Spanca, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve kushtetuese në fusha me interes të përbashkët, drejt arritjes së standardeve ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili e informoi Kryeauditoren Spanca për zhvillimet aktuale në sektorin financiar, Planin Strategjik të BQK-së dhe fushat ku po realizohen reforma, duke përfshirë zbatimin e rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për BQK-në, të cilat kohët e fundit janë rishikuar dhe publikuar.

Nga ana e saj, Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së e informoi Guvernatorin Ismaili për aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në përputhje me planin e saj, duke përfshirë buxhetin shtetëror dhe ndërmarrjet publike. Ajo theksoi përmirësimet në treguesit që lidhen me qëndrueshmërinë makrofinanciare të vendit, që janë me interes edhe për BQK-në.

Të dyja palët ranë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit përtej mandateve ligjore, me fokus te publikimet mbi ecuritë ekonomike dhe financiare, si dhe shkëmbimin e vlerësimeve mbi këto ecuri, përveç atyre që publikohen nga institucionet financiare ndërkombëtare për Kosovën dhe rajonin.

Guvernatori Ismaili gjithashtu shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që kontribuojnë në koordinimin e duhur të politikave fiskale dhe monetare, që sjellin qëndrueshmëri dhe stabilitet financiar, me efekte pozitive në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Njoftim – 13.06.2024 Guvernatori Ismaili i drejtohet Punëtorisë Rajonale të FMN-së mbi Standardin e Veçantë të Pasqyrimit të të Dhënave: Një hap kyç drejt avancimit të praktikave të të dhënave