bqk_remitanca_052024_SHQ-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin maj 2024, remitancat për prill 2024 dhe ato preliminare për maj 2024.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën e 583.67 milionë euro, duke shënuar rritje për 11.42 milionë euro. Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.88% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar në maj 2024 arritën vlerën e 390.35 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 7.12 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.03% në totalin e kredive të ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin maj 2024 ishte 41.89 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit maj 2024 arritën vlerën e 318.62 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 1.62 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.40%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.24% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.92%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën e 2.90 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.14 % të gjithsej aseteve.

Remitancat në prill 2024 arritën vlerën 113.22 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin maj 2024 ishin rreth 119.74 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për pesë muajt e parë të vitit 2024 në 513.99 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit maj kanë qenë përmes IFJB 56.31%, përmes bankave komerciale 14.98% dhe kanaleve tjera 28.71%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Vendimet e Bordit të BQK-së më 26 qershor 2024 Publikimi i statistikave të bankave komerciale për maj 2024