banka-qendrore-e-kosoves-1

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për qershor 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën prej 1.71 miliard euro, duke shënuar rritje për 62.46 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të bankave komerciale, fondeve pensionale, depozitave të Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndërsa, janë zvogëluar depozitat e korporatave publike jofinanciare.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit deri më 30 qershor 2024 ishte 1.21 miliardë euro, e cila krahasuar me muajin paraprak përfaqëson rritje prej 53.22 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 36.46 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë rritur për 16.77 milionë euro.

Depozitat në BQK derimë 30 qershor 2024 ishin 1.42 miliard euro, prej të cilëve 549.06 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), 554.90 milionë euro nga bankat komerciale, 170.64 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 145.54 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK-së deri më 30 qershor 2024 ishte 104.42 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të muajit qershor 2024 shënuan vlerën e 1.32 miliard euro, e cila përfaqëson rritje për 29.47 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndikuar nga rritja e investimeve në depozita për 15.18 milionë euro dhe investimeve në letra me vlerë për 11.77 milionë euro.

Zëvendësguvernatori Fusha mirëpret zyrtarët e Bankës Botërore në BQK për të diskutuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen Zëvendësguvernatori Fusha mori pjesë në Takimin e Konstituencës së FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore në Stamboll