bqk-amf_01-1-1024x531

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Milot Cakaj me bashkëpunëtorë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë (AMF).

Zëvendësguvernatori Cakaj gjatë takimit me Drejtoreshën e Përgjithshme Ekzekutive të AMF-së, znj. Mimoza Kaçi diskutoi mbi zhvillimet kryesore në tregun e sigurimeve dhe atë jo-bankar, duke përfshirë avancimin e kornizës ligjore e atë rregullatore dhe shkëmbimin e përvojave në fusha specifike që bien nën fushëveprimin e BQK-së dhe AMF-së.

bqk-amf_02-1-1024x576

Takimi është fokusuar edhe në tema me interes të përbashkët, si qasja ndaj reformave të sektorit të sigurimeve që lidhen me IFRS 17, Solvenca II dhe edukimi financiar.

Drejtoresha Kaçi po ashtu ka shprehur gatishmërinë e AMF-së për të ndarë përvojat dhe dhënë kontributin e tyre në çështjet me interes për BQK-në dhe proceset e saj.

Në fund të takimit, Zëvendësguvernatori Cakaj dhe Drejtoresha Kaçi u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët përmes kolegjeve dhe trupave të përbashkëta.

Takimi në Tiranë është vazhdimësi e vizitës së drejtueses së AMF-së e realizuar në muajin shkurt në BQK, si dëshmi e marrëdhënieve të ngushta ndër-institucionale.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi Publikohen statistikat e Bilancit të Pagesave për maj 2024