bqk_bankat_072024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin korrik 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën në 7.66 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.85% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit korrik kanë arritur vlerën në 5.39 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në korrik 2024 janë rritur për 47.89 milionë euro ose 0.90%.

Vlera e kredive të reja në muajin korrik 2024 ishte 228.8 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin korrik 2024 ishte 6.17% (në qershor ishte 6.12%).

Depozitat e klientëve në korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 6.26 miliardë euro, duke shënuar rritje për 120.79 milion euro, ose 1.97% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 28.30% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.28% të gjithsej vlerës së depozitave.

Vlera e depozitave të reja në muajin korrik 2024 ishte 164.4 milion euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.04% (në qershor 2024 ishte 2.89%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.12% (nga 3.23% sa ishte në qershor).

Raporti kredi-depozita në muajin korrik 2024 ishte në nivelin 86.24%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 arriti vlerën në 906.39 milionë euro. Provizionet për kredi u rriten për 0.18 milion euro apo 0.12% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.01 milion euro.

Statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin korrik 2024 Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi ndërinstitucionale në mes të BQK-së, ASK-së dhe MFPT-së në fushën e statistikave Makroekonomike dhe Financiare