Consumer-protection-metting_Hungarian-Central-Bank

Gjatë vizitës së tyre në Hungari për të marrë pjesë në ditën e 11-të të përbashkët të ESA-ve për mbrojtjen e konsumatorëve, zëvendësguvernatorja Shileku-Shala dhe drejtoresha e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve Suzan Dervari, takuan drejtues të lartë të Bankës Qendrore të Hungarisë, përgjegjës për mbikëqyrjen e përgjithshme të bankave si dhe shoqërive të sigurimit dhe ndërmjetësimit (brokerimit) duke përfshirë mbikëqyrjen e mbrojtjes së konsumatorëve të këtyre subjekteve.

Ky takim paraqiti rast të mirë për të diskutuar për çështjet e mbrojtjes së konsumatorëve, strukturën organizative dhe qasjen e Bankës Qendrore të Hungarisë në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Në këtë kuptim, zëvendësguvernatorja Shileku-Shala theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Hungarisë, duke theksuar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) aktualisht është duke i dhënë prioritet ngritjes së aftësive të veta për mbrojtjen e konsumatorëve. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e fushave të mundshme për përpjekje bashkëpunuese.

Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e fortë të BQK-së për ta kultivuar një mjedis të fuqishëm rregullator që mbështet rritjen ekonomike, duke vënë gjithashtu theks të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Guvernatori Ismaili priti në takim delegacionin e Bankës Botërore, diskutojnë projektet e dakorduara për sektorin financiar: Fuqizimi i sektorit financiar, anëtarësimi në SEPA dhe modernizimi e sistemit të pagesave Guvernatori Ismaili mori pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel, takoi drejtorët e përgjithshëm të EPC-së, DG NEAR-it dhe guvernatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor