Statistikat e Llogarive Financiare

Statistikat e llogarisë financiare janë pjesë integrale e llogarive kombëtare që regjistrojnë ndërlidhjen e brendshme dhe të jashtme të aseteve dhe detyrimeve financiare në një ekonomi, të klasifikuara sipas sektorëve ekonomikë dhe instrumenteve financiarë. Qëllimi i tyre është shpalosja e të dhënave mbi stokun dhe transaksionet rrjedhëse të investimeve financiare dhe aktiviteteve të financimit për të gjithë sektorët e ekonomisë kombëtare si dhe marrëdhëniet me jo-rezidentë, të shpërndara në instrumente financiare. Ato ilustrojnë se si sektorët e ndryshëm ekonomikë investojnë tepricën e tyre financiare dhe/ose financojnë humbjet e tyre financiare.

Metodologjia e përpilimit të llogarive financiare për vendet anëtare të Bashkimit Evropian është e definuar nga Eurostati përmes manualit “Sistemi Evropian të Llogarive Kombëtare dhe Rajonale (ESA 2010)”. ESA 2010 është në përputhje me konceptet dhe definicionet ndërkombëtare të përcaktuara nga Kombet të Bashkuara përmes manualit “Sistemi i Llogarive Kombëtare të Kombeve të Bashkuara 2008 (SNA 2008)”, dhe është në përputhje me botimin e gjashtë të Manualit të Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare (BPM6) i zhvilluar dhe publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ofron për publikun statistikat e llogarive financiare për dy sektorë institucionalë: sektorin financiar (përfshirë të gjithë nën sektorët e sektorit financiar) dhe sektorin e jashtëm të ndara sipas instrumenteve financiare, si për asetet ashtu edhe për detyrimet. Tabelat janë të paraqitura mbi bazën “nga-kush-tek-kush”. Metodologjia e përdorur për përpilimin e këtyre të dhënave është në përputhje me ESA 2010 dhe SNA 2008.

Metodologjia