Kontestimi i të dhënave për Raportin Kreditor

Subjektet e të dhënave duhet të tentojnë fillimisht të zgjidhin çdo kontestim të informacionit të kredive me ofruesin përkatës të kredisë duke parashtruar kërkesën dhe/ose ankesën, në përputhje me Rregulloren e BQK-së për procesin e brendshëm të trajtimit të ankesave.

Pas pranimit të kërkesës, institucioni përkatës do ta shqyrtoj kontestimin e të dhënave dhe do të kthejë përgjigje me shkrim brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh.

Në rast se kredimarrësi nuk është i kënaqur me përgjigjen e institucionit, ai/ajo ka të drejtë ta paraqesë çështjen për shqyrtim pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në BQK, në përputhje me procedurat e përcaktuara në fuqi.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në BQK do të shqyrtojë ankesën tuaj dhe do t'iu informojë për rezultatin përfundimtar të ankesës brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditë kalendarike. Nëse ankesa juaj kërkon më shumë kohë për shqyrtim, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në BQK do të ju informojë se edhe për sa kohë parashihet shtyrja e afatit për shqyrtimin e ankesës tuaj.