Aplikimi për Raport Kreditor

Çdo kredimarrës ka të drejtë të marrë raportin e tij/saj kreditor. Me qëllim të informimit mbi gjendjen e kredive, Banka Qendrore e Kosovës mundëson disa forma aplikimi për pajisje me Raport Kreditor.

Aplikimi përmes platformës shtetërore eKosova

Përkatësisht duke zgjedhur shërbimin "Financat" në kategorinë "Raporti Kreditor për personat fizik dhe juridik". Linku më poshtë:

Profili i përdoruesit duhet të jetë në nivelin e avancuar të sigurisë (2FA - Faktor i Autentifikimit të Dyfishtë), i cili siguron mbrojtjen e duhur të të dhënave si dhe qasjen e autorizuar vetëm nga pronari i llogarisë.

Aplikimi elektronik në platformën e Raportit Kreditor

Linku më poshtë:

Pas regjistrimit shtypet Forma e Regjistrimit dhe kopja e Letërnjoftimit për personat fizikë, ndërsa për entitetet juridike nevojitet kopja e dokumentit identifikues (ID) të pronarit dhe kopja e Certifikatës së Regjistrimit të biznesit, e pastaj sillen fizikisht në BQK.

Aplikimi fizik në Arkivin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Në adresën: Rruga Garibaldi, numër 33, 10000 Prishtinë/Republika e Kosovës –̶ çdo ditë pune nga ora 08:00-12:00 dhe 13:00-16:00 –̶ duke sjell kopjen e Letërnjoftimit (ID) dhe Formularin e plotësuar për Aplikim duke e shkarkuar këtu:

Aplikimi në ndonjërën nga degët e bankave komerciale të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, lista e plotë:

Për personat fizik ose juridik që autorizojnë një palë të tretë për të tërhequr raportin kreditor, kërkohet që autorizimi të jetë i noterizuar.