Raporti Kreditor

Raporti i Kredimarrësit është një dokument që gjenerohet nga Sistemi i Regjistrit të Kredive i Kosovës i cili përmban të dhëna personale të kredimarrësit, të dhëna kreditore të tij/saj, të cilat përdoren nga Institucionet kredidhënëse në procesin e vlerësimit të aplikantëve kreditorë . Të drejtën për t’u pajisur me Raportin Kreditor e kanë kredimarrësit, personat e lidhur me ta si dhe palët e treta të paisur me autorizim të noterizuar.

Roli i Raportit Kreditor me rastin e aplikimit për kredi

  • Me rastin e aplikimit për kredi, Raporti Kreditor së bashku me faktorët e tjerë relevantë siç janë gjendja financiare, kapaciteti për të paguar me kohë si dhe mundësitë për të siguruar kredinë përmes kolateralit, paraqesin të dhëna konkrete që mund të ndikojnë në aprovimin apo refuzimin e aplikacionit për kredi nga ana e institucionit kredidhënës.