Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 31 korrik 2019, mori vendimet si në vijim:
- Miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e II-të për vitin 2019;
- Miratimin e Rregullores për Drejtorët dhe Menaxherët e Lartë të Bankave;
- Vendimin lidhur me Rekomandimin për Emërimin e Auditorit të Jashtëm të Bankës Qendrore.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.