Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 prill 2019, mori vendimet si në vijim:
- Vendim për Miratimin e Rregullores për Riblerje të Letrave me Vlerë me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;
- Vendim për Rialokim të Buxhetit 2019 për Shpenzime Operative.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv dhe Raportin Informues mbi Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) nga BQK për vitin 2018.