Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2019, mori vendimet si në vijim:
- Miratimin e Rregullores për Qeverisjen Korporative të Bankave;
- Miratimin e Rregullores për Transaksionet me Personat e Ndërlidhur me Bankën dhe Punëtorët e Bankës;
- Miratimin e Rregullores për Kamatëvonesën e Instrumenteve Kreditore.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.