Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 dhjetor 2023, mori vendimet si në vijim:

Vendim për miratimin e Buxhetit të Bankës Qendrore për vitin 2024;
Vendim për miratimin e Planit Strategjik të Bankës Qendrore 2024-2028;
Vendim për miratimin e Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme;
Vendim për miratimin e Planit të Punës të Auditimit të Brendshëm për vitin 2024;
Vendim për miratimin e Planit të Punës së Bordit për vitin 2024.
Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit;
Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm për periudhën 2024-2026

Vendimet e Bordit të BQK-së më 24 janar 2024 Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 nëntor 2023
Skip to content