Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 25 nëntor 2024, mori vendimet si në vijim:
• Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e tretë 2024;
• Vendim për miratimin e Rregullores për Drejtorët dhe Menaxherët e Lartë të Bankave;
• Vendim për miratimin e Strukturës Organizative të Bankës Qendrore të rishikuar.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportet përmbledhëse nga takimet e Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore, të mbajtur më 21 tetor dhe 18 nëntor 2024;
• Raportin Përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur me 29 tetor 2024;
• Raportin mbi aktivitet e Auditimit të Brendshëm për periudhën Janar-Shtator 2024;
• Planin Vjetor të Komitetit të Auditimit për vitin 2025.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 10 dhjetor 2024 Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 shtator 2024
Skip to content