Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 17 dhjetor 2024, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e Buxhetit të Bankës Qendrore për vitin 2025;
• Vendim për miratimin e Rregullores për Transaksionet me Personat e Ndërlidhur të Siguruesve;
• Vendim për miratimin e rregulloreve si vijon;
o Rregullore për administrimin zyrtar dhe likuidimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike;
o Rregullore për agjentët e ofruesve të shërbimeve të pagesave;
o Rregullore për regjistrin publik të institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike;
o Rregullore për kapitalin fillestar dhe fondet vetanake të institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike;
o Rregullore për kontraktimin e jashtëm;
o Rregullore për kërkesat e mbrojtjes së fondeve të aplikueshme për institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike;
o Rregullore për periudhën kalimtare për zbatimin e ligjit për shërbimet e pagesave;
o Rregullore për kontabilitet dhe auditim të jashtëm të institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike;
o Rregullore për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm të institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike;
o Rregullore për kriteret e përcaktimit të shumës minimale monetare të sigurimit të përgjegjësisë profesionale ose garancive të tjera të ngjashme;
o Rregullore për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe transaksionet për debitimet direkte në euro;
o Rregullore për autorizimin, miratimin paraprak dhe qeverisjen e institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike si dhe regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të informacionit të llogarisë;
o Rregullore për standardet teknike për autentifikim të thelluar të klientit dhe standardet e hapura, të përbashkëta dhe të sigurta të komunikimit;
o Rregullore për ta njoftuar Bankën Qendrore të Kosovës për incidente madhore operacionale apo të sigurisë;
o Rregullore për Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit – menaxhimi i rrezikut të teknologjisë informative dhe sigurisë;
o Rregullore për trajtim të ankesave nga institucionet financiare;
o Rregullore për Procedurat e Shqiptimit të Ndëshkimeve Administrative;
• Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Bordit të Bankës Qendrore për vitin 2025;
• Vendim për miratimin e Planit të Punës së Auditimit të Brendshëm për vitin 2025.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore, të mbajtur më 10 dhjetor 2024;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur më 16 dhjetor 2024;
• Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm për periudhën 2025-2027.

Vendimet e Bordit të BQK-së më 23 dhjetor 2024
Skip to content