Ballina > Statistikat > Statistikat monetare dhe financiare
Statistikat monetare dhe financiare
Statistikat monetare dhe financiare në nivel të korporatave depozituese (bankat komerciale dhe banka qendrore) kanë filluar të përpilohen dhe publikohen në baza mujore që nga viti 2001. Duke filluar nga viti 2004, në kuadër të statistikave monetare dhe financiare përfshihen edhe statistikat mbi korporatat tjera financiare që përpilohen dhe publikohen në baza tremujore.
Statistikat monetare dhe fiinanciare përfshijnë asetet financiare dhe jo financiare dhe obligimet financiare të sektorit financiar. Parimet dhe konceptet kyçe të statistikave monetare dhe financiare janë: rezidenca, sektorizimi, klasifikimi i instrumenteve, valorizimi, agregimi, dhe konsolidimi. Organizimi dhe prezantimi i këtyre statistikave bazohet në qasjen e instrumentit dhe qasjen e sektorit. Në kuadër të statistikave monetare dhe financiare përfshihen edhe informatat statistikore mbi normat e interesit të bankave komerciale. Për më shumë rreth statistikave monetare dhe financiare, shih:
1. Metodika e Statistikave Monetare dhe Financiare
Përpilimi i statistikave monetare dhe financiare bazohet në projektet statistikore si Raporti Statistikor Bankar, Raporti mbi Normat e Kamatës dhe burime tjera të informacionit.
2. Raporti Statistikor Bankar
Ky është projekt statistikor bazuar në raportimin në baza mujore nga bankat komerciale të gjendjes së tyre financiare.
3. Raporti mbi Normat e Kamatës
Ky është projekt statistikor bazuar në raportimin në baza mujore nga bankat komerciale të normave efektive vjetore të kamatës në depozita dhe kredi.
Më poshtë gjeni të bashkangjitura këto statistika:
01/08/2011
01/08/2011
Burimet tjera të informacionit për përpilimin e statistikave monetare dhe financiare janë mbikëqyrja financiare dhe sistemi i kontabilitetit të BQK-së.
Prej gushtit 2009 statistikat monetare dhe financiare publikohen në bazë të mujore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (Statistikat Financiare Ndërkombëtare/IFS: