Kjo faqe rifreskohet çdo gjashtë muaj më datën 1 shkurt dhe 1 gusht të vitit kalendarik. Në rastet kur BQK nuk e ka publikuar kamatën referente në fuqi, duhet përdorur kamata referente e BQK-së e publikuar së fundi.
Bazuar në ligjin për kamatëvonesat në transaksionet tregtare (Ligji nr. 05/L-110)1 , BQK publikon në bazë të rregullt gjashtëmujore të dhëna për kamatën referente si pjesë e kamatës ligjore.
Ky Ligj është botuar në Gazetën Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 38, më 21 nëntor 2016. Ligji ka për qëllim t’i parandalojë vonesat e pagesave në transaksionet tregtare, si dhe të bëjë përcaktimin e rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatëvonesave, në rastet e furnizimit me mallra dhe shërbime në mes të shoqërive tregtare ose në mes të shoqërive tregtare dhe autoriteteve publike.
E rifreskuar për herë të fundit më: 1 shkurt 2024
Notë:
1Ligji nr. 05/L-110 për kamatëvonesat në transaksionet tregtare
2Kamatëvonesë ligjore – kamatën e thjeshtë për pagesën e vonuar në një lartësi, që është e barabartë me shumën e kamatës referente të interesit dhe kamatës, që është së paku tetë (8) pikë të përqindjes;
3Kamata referente e interesit – për nevoja të këtij Ligji është mesatarja e normës së interesit në kredi të reja, në gjashtë muajt e fundit të publikuar nga BQK;
4Kamatëvonesa fikse e interesit – është normë interesi prej së paku tetë (8) pikë të përqindjes, e përcaktuar me Ligjin për kamatëvonesat në transaksionet tregtare (shih nenin 3 përkufizimet, pika 1.6).