Ndryshimet në trajtim dhe klasifikim sipas BPM6

Komente dhe Shënime Sqaruese për Draft Matricën e Konvertimit

* Për BP dhe PIN, matrica e konvertimit përputhet me komponentet standarde dhe detajet shtesë të BPM5 (Manualit të Bilancit të Pagesave versioni 5) me komponentet standarde dhe Zërat e tjerë bilancor të zgjedhur të BPM6 (Manualit të Bilancit të Pagesave versioni 6), shih: 
–  BPM5 Bilanci i Pagesave (BP): Komponentet Standarde, f. 43-48;
–  BPM5 Tabelat 7 dhe 8, Bilanci i Pagesave: Komponentet Standarde dhe detajet shtesë;
–  BPM5 Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare PIN): Komponentet Standarde, f. 108-111;
–  BPM5 Tabela 9, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare: Komponentet Standarde dhe detajet shtesë;
–  BPM6 Shtojca 9 Komponentet standarde dhe zërat e tjerë bilancor të përzgjedhur. 

  • * Kolona e komenteve në matricën e konvertimit jep shpjegime dhe informata shtesë në lidhje me ndryshimet në mes të BPM5 dhe BPM6. Për të shtuar qartësinë, titujt e komponenteve standarde të BPM5 janë treguar me shkronja kursive në komente. 

    * Matrica e konvertimit bazohet në komponentet standarde dhe zërat tjerë të përzgjedhur të BPM6. Në një numër të rasteve, renditja e zërave bilancor të BPM5 është rregulluar për të lehtësuar ndërlidhjen.

    * Në matricën e konvertimit, zërat bilancor përkatës të BPM5 dhe BPM6 janë të ndërlidhur përmes shigjetave. Me qëllim që të reduktohet ngatërrimi, janë përzgjedhur fonte të ndryshme për shigjetat kryqëzuese në rastet kur kryqëzohen shigjetat që nuk korrespondojnë mes vete.

* Në rastet kur zëri bilancor i BPM5 është nën kategorizuar edhe më tutje në BPM6, shigjetat me vija ndarëse përdoren për të ndërlidhur të gjithë zërat bilancor të ri më atë të vjetrin. Shigjetat e ndara përdoren gjithashtu edhe kur BPM6 tregon jo vetëm zërin bilancor origjinal të BPM5, por edhe një zë bilancor ‘prej tyre’ i cili nuk ishte përfshirë në BPM5. Për hir të qartësisë, në këto raste janë përdorur fonte të ndryshme për të dalluar zërin bilancor ‘prej tyre’.

Skip to content