Siguria dhe Stabiliteti i Sistemeve të Pagesave

Siguria, qëndrueshmëria dhe efikasiteti i sistemeve të pagesave janë elemente parësore për funksionimin e rregullt të sistemit financiar. Sistemet e pagesave janë kanalet nëpërmjet të cilave bëhet transferimi i fondeve ndërmjet bankave, si dhe janë një nga rrugët kryesore nëpërmjet të cilave krizat financiare mund të transmetohen në sistemet dhe tregjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Sistemet e pagesave, të sigurta dhe të qëndrueshme, janë kërkesat kryesore për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Roli i Sistemeve të Pagesave në Nxitjen e Likuiditetit dhe Efikasitetit Ekonomik

Duke pasur parasysh se sistemet e pagesave fuqishëm ndikojnë në shpejtësinë e lëvizjes së fondeve në ekonomi, shpenzimet e përgjithshme dhe likuiditetin e pjesëmarrësve, dhe se ato shërbejnë si një kanal transmetimi i politikës monetare, bëhet fare e qartë arsyeja e interesimit të Bankës Qendrore për sigurimin e funksionimit  efikas të saj.

Roli i Bankës Qendrore të Kosovës në Sigurimin dhe Mbikëqyrjen e Sistemeve të Pagesave

Promovimi i sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave përbën një nga funksionet kryesore të mandatuara me ligj për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Sipas ligjit të Bankës Qendrore, objektivi primar i BQK-së është “të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave”. Në lidhje me sistemet e pagesave, ligji i jep kompetenca të veçanta BQK-së:  “promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë”; dhe “të organizojë, të posedojë, të marrë pjesë dhe të operojë sisteme të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë.”

Rolet kryesore të BQK-së në sistemin e pagesave:

Roli Operacional

Ofron infrastrukturën për kliringun dhe shlyerjen e pagesave ndërbankare; administron dhe operon një sistem hibrid për kliring dhe shlyerje të pagesave me vlera të mëdha dhe të vogla.

Roli Mbikëqyrës

Përcakton rregullat dhe procedurat, vendos standardet për të nxitur dhe mbështetur një sistem pagesash të sigurt, efikas për procesimin e pagesave dhe, vlerëson sistemet kundrejt standardeve të vendosura.

Roli i Katalizatorit

Roli i BQK-së si katalizator, nxit dhe promovon efikasitetin dhe sigurinë në përdorimin e instrumenteve të pagesave dhe të sistemeve të pagesave.

Skema e funksionimit të Sistemit Ndërbankar të Pagesave

Skema e funksionimit të Sistemit Ndërbankar të Pagesave

Sistemi i Pagesave Ndërbankare vepron i organizuar dhe i mbikëqyrur nga BQK-ja.

Lexo më shumë
Këshilli Kombëtar i Pagesave (KKP)

Këshilli Kombëtar i Pagesave (KKP)

Këshilli Kombëtar i Pagesave (KKP) është themeluar bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.04/L-155 për Sistemin e Pagesave si organ këshillues për Bankën Qendrore.

Lexo më shumë
Skip to content