Misioni ynë

Misioni ynë është të sigurojmë stabilitet financiar dhe monetar, të ofrojmë sistem efektiv të pagesave dhe furnizim adekuat me para të gatshme, si dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës.

Vizioni i BQK-së

Ne përkushtohemi të jemi institucion i pavarur dhe i besueshëm që punon në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme ndaj publikut, si dhe të jemi sinonim i profesionalizmit, inovacionit dhe gjithëpërfshirjes.

Vlerat që e përfaqësojne BQK-në

Integriteti dhe Etika

Ne veprojmë me ndershmëri dhe përkushtim.

Kompetenca dhe Profesionalizmi

Ne ofrojmë shërbime të kualifikuara dhe profesionale.

Puna në Grup dhe Inovacioni

Ne bashkëpunojmë dhe promovojmë ide të reja.

Promovimi i Interesit Publik

Ne veprojmë në interes të së mirës së përbashkët.

Efektiviteti dhe Efikasiteti

Arritim rezultate të larta duke promovuar efikasitet dhe efektivitet.

Cilësia dhe Përkushtimi

Ne arrijmë rezultate të larta duke përdorur burimet në mënyrë optimale.

Skip to content