Labinot Lekaj

Labinot Lekaj

Labinot Lekaj është një profesionist me përvojë të thellë në auditim dhe menaxhim të financave publike, duke sjellë mbi 19 vite përvojë të suksesshme në rolet e larta të auditimit.

I diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ai ka ndjekur programe të specializuara ndërkombëtare nga institucione prestigjioze si Banka e Rezervës Federale të Nju Jorkut (Federal Reserve Bank of New York), Banka e Francës (Banque De France), Banka e Holandës (DeNederlandscheBank), Fondi Monetar Ndërkombëtar (International Monetary Fund), Banka Botërore (World Bank) dhe Akademia Nacionale e Ministrisë së Financave të Holandës, duke avancuar njohuritë në auditim, menaxhim të rrezikut, menaxhim të financave publike dhe transparencë institucionale.

Karrierën e tij e ka filluar si Auditor i Jashtëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku ka monitoruar funksionet kritike të auditimit të jashtëm, dhe më pas ka shërbyer si Auditor i Brendshëm në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Aktualisht, si Shef i Auditimit të Brendshëm në Bankën Qendrore të Kosovës, ai udhëheq funksionin e auditimit të brendshëm me fokus në mbështetjen e përputhshmërisë, kontrollin e cilësisë së proceseve dhe ruajtjen e integritetit institucional.

Përgjegjësitë e Shefit/es të/së Auditimit të Brendshëm

Skip to content