Zyra e Guvernatorit

Zyra e Guvernatorit përbëhet nga këshilltarët dhe asistentët dhe zyrtar tjerë profesional konform nevojave dhe specifikave të detyrave të kësaj njësie organizative. Kabineti i Guvernatorit e mbështet organizimin dhe realizimin e agjendës së Guvernatorit, si dhe është përgjegjës për koordinimet relevante me zëvendësguvernatorët dhe anëtarët e tjerë të lartë të personelit. Kabineti i Guvernatorit po ashtu komunikon rregullisht dhe bashkëpunon ngushtë me njësitë e tjera organizative të BQK-së, sa i përket çështjeve të rëndësishme operacionale dhe administrative. Guvernatori në realizimin e këtij funksioni do të ndihmohet nga stafi i Zyrës së Guvernatorit, i cili do të përbehet nga Udhëheqësi i Zyrës dhe Këshilltarët për detyra përkatëse të ngarkuara nga Guvernatori, si dhe ndihmës dhe personel mbështetës. Koordinimi dhe zhvillimi i komunikimit dhe bashkëpunimit me autoritetet e huaja dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Koordinimi i raportimeve dhe aktiviteteve të tjera të BQK-së në proceset e integrimeve evropiane, bëhet nga Zyra e Guvernatorit.

Shefi i Kabinetit

Koordinatori

Protokolli

Këshilltaret

Skip to content