Publikohen statistikat e bilancit të pagesave për janar 2024

Publikohen statistikat e bilancit të pagesave për janar 2024

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin janar 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave në janar 2024 u karakterizua me suficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 12.4 milionë euro, i cili tregon një rënie prej 1.4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (12.6 milionë euro ishte suficiti në janar 2023).

Bilanci tregtar në mallra në janar 2024 shënoi deficit në vlerë 289.2 milionë euro, që është për 9.4% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 60.9 milionë euro, duke paraqitur rënie prej 2.3% krahasuar me janar 2023 (62.3 milionë euro ishte në janar 2023). Ndërsa, importi i mallrave arriti vlerën 350.1 milionë euro duke paraqitur rritje prej 7.2% krahasuar me janar 2023 (326.7 milionë ishte euro në janar 2023).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, në janar 2024 shënoi vlerën 142.9 milionë euro, e cila është për 1.9% më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
Të ardhurat parësore në janar 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 21.9 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë negative 11.1 mijë euro.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Në janar 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 136.8 milionë euro, e cila paraqet rritje prej 4.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (131.4 milionë euro ishte vlera në janar 2023).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave në janar 2024 shënoi 86.4 milionë euro, që paraqet rritje prej 2.4 milionë euro ose 2.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Asetet në llogarinë financiare në janar 2024 kanë shënuar bilanc negativ për 40.2 milionë euro, ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej 15.2 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë në janar 2024 shënuan vlerën 67.2 milionë euro (66.1 milionë euro ishte vlera në janari 2023), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 15.4 milionë euro (10.3 milionë euro ishte vlera në janar 2023).

Asetet rezervë në janar 2024 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 15.2 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ky bilanc ishte 43.0 milionë euro.

Misioni i FMN-së vlerëson arritjet e BQK-së: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në linjë me Planin Strategjik 5-vjeçar Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 mars 2024
Skip to content