Njoftimi i Privatësisë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet në fuqi, duke përfshirë Ligjin Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Ligjin Nr. 06/L- 082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë përmbushjes së mandatit të saj, BQK mund të mbledhë dhe përpunojë informacione personale për të përmbushur përgjegjësitë rregullatore, mbikëqyrëse dhe të stabilitetit financiar. BQK i jep përparësi transparencës dhe respektimit të të drejtave të privatësisë, duke siguruar që të dhënat personale të trajtohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe të sigurt. Në pajtim me kërkesat ligjore, BQK mbledh vetëm informacionet e nevojshme për të kryer funksionet mandatare dhe për të përmbushur kërkesat rregullatore. Këtu bëjnë pjesë të dhënat që lidhen përdoruesit e shërbimeve bankare dhe shërbimeve tjera të sistemit financiar, të dhënat e sistemit të pagesave, të dhënat e palëve kontraktuese si dhe të dhënat e personelit. Të dhënat që mblidhen, përpunohen apo kontrollohen nga BQK mund të ndahen me autoritetet përkatëse ose ofruesit e shërbimeve të palëve të treta kur është e nevojshme dhe e ligjshme, duke zbatuar masa të rrepta konfidencialiteti dhe sigurie. Çdo subjekt i të dhënave, ka të drejtën e qasjes, korrigjimit, fshirjes ose kufizimit të përpunimit të të dhënave personale dhe BQK është e përkushtuar në mbështetjen e kësaj të drejte.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mënyrën se si BQK i trajton të dhënat tuaja personale ose dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja, ju mund të kontaktoni Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave

Skip to content