Raporti Kreditor

Raporti Kreditor paraqet një dokument të rëndësishëm i gjeneruar nga sistemi i Regjistrit të Kredive, në të cilin shfaqen informacione pozitive dhe negative mbi historinë kreditore të çdo kredimarrësi, informacione të cilat përdoren nga institucionet kredidhënëse në procesin e vlerësimit të aplikantëve kreditorë.

Përmbajtja e Raportit Kreditor

  • Në Raportin Kreditor paraqiten informacione mbi të dhënat personale, kreditë aktuale, historinë kreditore si dhe të dhënat si person i lidhur.

Në Raportin Kreditor paraqiten informacione mbi të dhënat personale, kreditë aktuale, historinë kreditore si dhe të dhënat si person i lidhur.

Roli i Raportit Kreditor me rastin e aplikimit për kredi

  • Me rastin e aplikimit për kredi, Raporti Kreditor së bashku me faktorët e tjerë relevantë siç janë gjendja financiare, kapaciteti për të paguar me kohë si dhe mundësitë për të siguruar kredinë përmes kolateralit (hipoteka dhe/ose pengu), paraqesin të dhëna konkrete që mund të  ndikojnë në aprovimin apo refuzimin e aplikacionit për kredi nga ana e institucionit kredidhënës.