Trajnime dhe seminare

Mbrojtja e euros në sistemin bankar (Shkup, 12 dhe 13 shtator 2012)

Me ftesë të Bankës Qendrore të Maqedonisë dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në kuadër të Komisionit Evropian, prej datës 12 dhe 13 shtator 2012, nëntë zyrtarë të lartë për operacione me para të gatshme nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (dy) dhe Bankat komerciale të Kosovës (shtatë) morën pjesë në trajnimin tekniko-taktik të financuar nga programi ‘Pericles’ i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në kuadër të Komisionit Evropian.

WP_000700

Ky program ishte i dizajnuar për zyrtarë të operacioneve me para të gatshme nga sektori bankar. Pos zyrtarëve nga Kosova në këtë program ishin të ftuar zyrtarë nga Banka Qendrore e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Bullgarisë.
Gjate këtij programi zyrtarët e lartë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe ata nga Bankat komerciale të Kosovës u njoftuan për së afërmi me rregullativen ligjore Evropiane për mbrojtjen e euros nga falsifikimi. Për më shumë nga folësit u prezantuan edhe aspektet e mbrojtjes së valutës euro nga falsifikimi në Maqedoni, Holandë, Bullgari etj. Më tutje programi u fokusua në aspektet teknike të mbrojtjes kundër falsifikimit të kartëmonedhave dhe monedhave euro.

Mbrojtja nga paratë e falsifikuara në Republikën e Kosovës (8 nëntor 2011)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Laboratorin e Forenzikës, më 8 nëntor 2011 organizuan një program trajnimi për mbrojtjen nga paratë e falsifikuara në Republiken e Kosovës, program ky i dizajnuar për stafin e zgjedhur të institucioneve financiare që ofrojnë shërbime me para të gatshme në Republikën e Kosovës. Trajnimi u organizua në ndërtesën e BQK-së.

8 nentor 11

Në këtë program njëditor, mbi 80 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme financiare që operojnë në Republikën e Kosovës si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë njohur për së afërmi me tiparet e sigurisë së kartëmonedhave euro si dhe me aspekte të teknikave të ndryshme të falsifikimit të këtyre kartëmonedhave si dhe masat që duhet të ndërmerren nga këta të fundit për mbrojtje nga paratë e falsifikuara.

8 nentor 2011

Hapjen e programit e bëri zëvendësguvernatori i BQK-së z. Lulzim Ismajli i cili mes të tjerash potencoi rëndësinë e madhe që ka ky program në mbrojtjen nga paratë e falsifikuara si dhe përpjekjet dhe angazhimet e vazhdueshme që ndërmerr Policia e Kosovës dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në këtë fushë.

Më tutje Drejtori i Drejtoratit për Operacione me para të gatshme dhe pagesa pranë BQK-së z. Jeton Bajramaj bëri një prezentim të shkurtër për rolin e BQK-së në luftimin e parave të falsifikuara si autoritet mbikëqyrës i institucioneve financiare.

Tiparet kryesore të sigurisë së kartëmonedhave euro u prezentuan nga z. Islam Bahtiri – Zyrtar i lartë për operacione me para të gatshme në BQK.

Aspektet ligjore dhe procedurale që kanë të bëjnë me tërheqjen e parave të falsifikuara nga qarkullimi u shpjeguan më tutje nga z. Blerim Sylejmani – Udhëheqës i Sektorit për hetimin e falsifikimit të parasë në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.

Programi u përmbyll me prezentimin e z. Halim Borovci – Laboratorit i Forenzikës – Njesia per ekspertimin e dokumenteve i cili shpjegoi metodat e falsifikimeve në kartëmonedhat euro në qarkullim në Republikën e Kosovës.

Trajnimi për mbrojtjen nga paratë e falsifikuara (29 qershor 2010)

8 nentor 11

Në vazhdën e marrëdhënieve të bashkëpunimit reciprok ndërmjet Policisë së Kosovës (PK) dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), më tutje me qëllim të sigurimit të mbrojtjes se parasë kundër falsifikimit në Republikën e Kosovës, Komiteti (i themeluar me 11 Shtator 2009) Qendror i Analizave të Parave të Falsifikuara në Republikën e Kosovës më 29 qershor 2010 organizoj një program trajnimi për mbrojtjen nga paratë e falsifikuara, program ky i dizajnuar për stafin e zgjedhur të institucioneve financiare që ofrojnë shërbime me para të gatshme në Republikën e Kosovës. Trajnimi u organizua në ndërtesën e BQK-së.

Hapjen e programit e bëri zëvendësguvernatori i BQK-së z. Gani Gërguri i cili mes të tjerash potencoj rëndësinë e madhe që ka ky program në mbrojtjen nga paratë e falsifikuara si dhe përpjekjet dhe angazhimet e vazhdueshme që ndërmerr Policia e Kosovës dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në këtë fushë.

Më tutje fjalën e mori Drejtori i Drejtoratit për Operacione me para të gatshme dhe pagesa pranë BQK-së z. Jeton Bajramaj i cili shpjegoj rolin e BQK-së si autoritet mbikëqyrës i institucioneve financiare në nxjerrjen e rregullave dhe udhëzimeve që kanë për qëllim ruajtjen e integritetit te Euros, udhëzime këto të cilat u adresohet të gjitha institucioneve financiare që veprojnë në Republikën e Kosovës dhe që janë të licencuara nga BQK-ja. Më tutje z. Bajramaj shpjegoj masat që ndërmerr BQK-ja me qëllim të shmangies së kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara euro nga qarkullimi si dhe rolin dhe funksionimin e Komitetit Qendror të Analizave të Parave të Falsifikuara në Republikën e Kosovës.

Aspektet ligjore dhe procedurale që kanë të bëjnë me tërheqjen e parave të falsifikuara nga qarkullimi u shpjeguan më tutje nga Udhëheqësi i Sektorit kundër parasë së falsifikuar në kuadër të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës z. Blerim Sylejmani. Ndër të tjera z. Sylejmani sqaroj rolin e Sektorit të hetimit të parasë se falsifikuar dhe procedurat e veprimit nga institucionet financiare ne rastet e paraqitjes se parave te dyshuara si te falsifikuara. Me tutje z. Sylejmani paraqiti edhe gjendjen e rasteve te parave te dyshuara si te falsifikuara te raportuara ne Policinë e Kosovës gjatë vitin 2009 dhe rastet e raportuara në vitin aktual.

Ligjërues kryesor në këtë program ishte z. Bekim Bajrami, Shef i sektorit te dokumenteve dhe dorëshkrimeve pranë Laboratorit Qendror të Kriminalistikës (DPPK) në Policinë e Kosovës.

8 nentor 2011

Në këtë program një ditor, mbi 70 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme financiare që operojnë në Kosovë si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë njohur për së afërmi me veçoritë origjinale të kartëmonedhave në euro, dollarë dhe funta si dhe me aspekte të teknikave të ndryshme si tradicionale ashtu edhe elektronike të falsifikimit të këtyre kartëmonedhave dhe monedhave si dhe masat që duhet të ndërmerren nga këta të fundit për mbrojtje nga paratë e falsifikuara.

Trajnim në identifikimin e tipareve të sigurisë së kartëmonedhave në euro dhe në dollarë (02 shkurt 2009)

WP_000700

Në vazhdën e ngritjes së njohurive të operuesve me para të gatshme për mbrojtje nga kartëmonedhat falso, është mbajtur programi trajnues dyditor i organizuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Ky program është pjesë e përpjekjeve të shtuara e të përbashkëta që ndërmarrin Policia e Kosovës dhe BQK-ja në ruajtjen e integritetit të kartëmonedhës euro”, ka thënë midis tjerash z. Gani Gërguri, zëvendësguvernator i BQK-së, me rastin e hapjes së këtij trajnimi.

Në ditën e parë të programit, 35 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme financiare që operojnë në Kosovë, janë njohur me veçoritë origjinale të kartëmonedhave në euro dhe në dollarë si dhe me aspekte të teknikave të ndryshme si tradicionale ashtu edhe elektronike të falsifikimit të këtyre kartëmonedhave. Në ditën e dytë, pjesëmarrësit kanë pasur rastin që të demonstrojnë në praktikë aspekte të identifikimit dhe verifikimit të kartëmonedhave në euro dhe në dollarë.

Ligjërues kryesor në këtë program ishte z. Bekim Bajrami, ekspert i dokumenteve të kontestuara pranë Laboratorit Qendror të Kriminalistikës (DPPK) në Policinë e Kosovës.

Në përfundim të programit, z.Ibrahim Likaj, zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, bëri shpërndarjen e certifikatave zyrtare.

Skip to content